Drejtësia për të mitur
Trajnim i stafit akademik të Universitetit Luarasi
Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi prezanton një arritje të re dhe të rëndësishme: Manualin e Drejtësisë për të Miturit. Ky projekt i veçantë është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëfinancimit mes Universitetit Luarasi dhe Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Ky workshop prezantoi këtë manual i cili shërben si një burim për të sqaruar problematikat e ndërlikuara që rrethojnë të miturit në kontekstin e drejtësisë penale. Duke u ndalur tek aspektet kyçe si pozicionimi i të miturve në sistemin penal - qoftë si të pandehur, viktima, ose dëshmitarë - puna jonë kërkimore synon të ofrojë zgjidhje për sfidat që ata përballen.
Puna e thelluar nga profesorët e Departamentit të së Drejtës Penale ka rezultuar në një vepër që është jo vetëm një kontribut shkencor por edhe një udhërrëfyes praktik për trajtimin juridik të çështjeve që lidhen me të miturit.
Nëpërmjet këtij manuali, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të përforcojmë mbrojtjen e të drejtave të të miturve, duke siguruar një trajtim më të drejtë për të gjithë.