Në vazhdën e këtij projekti, Prof. Asoc. Dr. Admir Belishta, Dr. Lorenc Stojani, Dr. Erinda Ahmetaj dhe Prof. Asoc. Dr. Luan Veliqoti kanë përgatitur një manual i cili ka shërbyer për trajnimin e punonjësve të administratës së burgjeve apo personelit të strukturave korrektuese si edhe për studentët të cilët aspirojnë të përfshihen në të ardhmen në sistemet e vuajtjes së dënimit.
Aktivitete në kuadër të projektit
Universiteti Luarasi, në kuadër të projektit të projektit të bashkëfinancuar nga AKKSHI, ka organizuar një seri trajnimesh. Këto sesione trajnimi janë të dedikuara jo vetëm për studentët tanë por edhe për punonjësit që shërbejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit për të miturit.
Objektivi ynë është të ofrojmë një platformë të integruar mësimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e aftësive profesionale dhe personale të pjesëmarrësve. Kjo iniciativë synon të thellojë njohuritë në fusha të ndryshme, duke përfshirë të drejtat e njeriut, metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe menaxhimin e konflikteve.
Për kë është ky trajnim?
Ky cikël trajnimesh apo workshopesh është menduar të jetë i dobishëm për:
- Studentët e Universitetit Luarasi, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë dijet e tyre dhe të përgatiten për sfidat e tregut të punës.
- Punonjësit në institucionet e vuajtjes së dënimit për të miturit, të cilët janë të interesuar të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të kuptojnë më thellësisht dinamikat e reja në fushën e tyre të punës.
Si të regjistroheni:
Për të marrë pjesë në këto aktivitete, ju lutemi dërgoni një email në adresën: [email protected]
Për më shumë informacion rreth procesit të regjistrimit , ju ftojmë të vizitoni faqen e internetit të universitetit ose të kontaktoni direkt zyrën e projekteve.
Ne besojmë se këto trajnime do të ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit për të rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e tyre profesional dhe personal. Ju mirëpresim në këtë udhëtim arsimor dhe zhvillimor.
Shiko aktivitetet e mëposhtme: